Web Analytics
BallinaRugova i LDK-së: Abdixhiku s’ka karizmë lideri, është më tepër menaxher

Rugova i LDK-së: Abdixhiku s’ka karizmë lideri, është më tepër menaxher

Naser Rugova nga LDK, ka thënë se kryetari i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, nuk është lider që bën unifikim.

“Abdixhiku nuk motivon, nuk ka karizmë lideri, është më tepër menaxher.

LDK-së i duhet lider karizmatik që unifikon.

Riciklimet më bëjnë të dyshojë në një qëllim fisnik të reformimit dhe rifuqizimit të LDK-së”, ka thënë Rugova në Klan Kosova.

Nuk jam duke parë iniciativë nga lidershipi i ri që kjo të arrihet.

Nëse ky lidership nuk arrin ta ndalë rënien, t’ia ruaj shtatë komuna çfarë do t’i thonë elektoratit në vjeshtë [në zgjedhjet lokale]”.

“Tre-katër anëtarët e “rinj”, “prurjet e reja” janë njerëz që kanë kandidatura në zgjedhjet e vitit 2017 me parti të tjera.

Janë në kryesi pa asnjë angazhim. Partia nuk është klub i miqve të kryetarit, OJQ dhe institut fantom”. /Express/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit