Ryva Kajtazi feston ditëlindjen, dhurata më e mirë për të është shtatzënia

Këngëtarja e njohur shqiptare Ryva Kajtazi njihet si pjesë e skenës muzikore shqiptare qysh nga viti 2004, kur ishte pjesë e PoliFestit, me këngën “S’ka Problem”.

Ajo përpos si këngëtare njihet edhe si aktore, pasi ka të përfunduar Fakultetin e arteve në Prishtinë në degën e aktrimit.

Ryva sot feston ditëlindjen, me ç’rast mbushë 40 vite, derisa ajo ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe kjo është dhurata më e mirë.

“Gëzimi i një nëne fillon kur nje jetë e re i lulëzon nga brenda … kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurr vetëm.

Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbel”, ka shkruar Ryva Kajtazi, duke ja bashkangjitur disa fotografi ku shihet me bar.kun e rrum.bul.lako.sur. /Indeksonline/