Ryva Kajtazi publikon një video brenda shtëpisë së saj

Këngëtarja e aktorja e njohur kosovare Ryva Kajtazi është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar, e cila me anë të energjisë që posedon arrin të jetë emër i njohur dhe shumë i kërkuar.

Ani pse është mjaftë e përkushtuar në profesionin e saj, Ryva ka treguar se është edhe grua e zonja në kuzhinë e cila gjatë pandemisë na është shfaqur duke gatuar ushqime të ndryshme.

Ky qëndrim në shtëpi e ka mundësuar atë edhe ta ‘tregojë’ ambientin në të cilin qëndron duke ndarë foto të bukura nga aty.

Së fundmi, si rrallëherë ajo ndau një video duke shfaqur një pjesë brenda shtëpisë e cila është e rrethuar me drita dhe e dekoruar me shumë shije.

Se sa bukur duket kjo pjesë e shtëpisë mund ta shihni në këtë video./Kosovarja/

Shtepia

Gepostet von Kosovarja Video am Samstag, 23. Mai 2020