S’ dimë, këndon a s’ këndon më gruaja e Lutës, por dëgjoni çfarë zë bylbyli ka

Familjarët e shumë politikanëve tanë u bënë të njohur pikërisht përmes tyre duke fituar edhe ata fansat.

Kështu u bë e njohur edhe familja e Kryetarit të LDK – së, Lutfi Hazirit.

Vajzat e tij njihen për edukatën që kanë marë nga i ati të cilat kanë fituar mijëra ndjekës në rrjetet sociale me paraqitje e tyre plot stil.

Por, ajo e fundit që ka marë vëmendje është bashkëshortja e Lutës, Myrvete Bajrami – Haziri.

Ka qenë Kënga, vajza e çiftit, që ka postuar një video ku Mika ka qenë duke mbajtur një koncert para disa vitesh dedikuar ikonës, Nexhmije Pagarusha.

Kujtojmë se Mika është një këngëtare e mirënjohur e Ansamblit Kombëtar – Shota, e cila edhe është shpërblyer disa herë në festivale të ndryshme në vend si dhe ndërkombëtarëshit.

Shiko videon: