Sa është numri i rasteve aktive në Kosovë pas 129 rasteve të reja me koronavirus?

Nga 385 mostra të testuara, dje janë konfirmuar edhe 129 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 615 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme, 963 persona janë shëruar, kurse 33 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 18 mijë e 915.

Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, në Kosovë tani janë edhe 619 raste aktive me COVID-19.

Nga të gjitha komunat me raste pozitive të konfirmuara me koronavirus, e para për nga numri i të infektuarve prin Vushtrria, pastaj Prishtina, i cili pason me Prizrenin dhe në vendin e katërt Ferizajn.

Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës: