Sa kohë pasi kemi ngrënë duhet t’i lajmë dhëmbët?

Nisur nga fakti që pllaka dhëmbore formohet për rreth 24 orë është shumë e domosdoshme që dhëmbët të pastrohen të paktën një herë në ditë, për të evituar rrezikun e prishjes së tyre.

Larja e dhëmbëve duhet të bëhet 30 minuta pas konsumimit të çdo ushqimi apo pije të sheqerosur.

Duhet bërë sidomos në mbrëmje furçimi i tyre me shumë kujdes në faqet e jashtme të dhëmbëve, ashtu edhe faqet e brendshme deri në kufi të mishit të dhëmbëve.

Rëndësi të veçantë ka pas furçimit të dhëmbëve pastrimi i hapësirave ndërdhëmbore me fije dentare, si dhe shpëlarja e gojës me antiseptik që përmban fluor.

Cilësia e higjienës së gojës është më e rëndësishme se sa frekuenca e larjeve të tyre.

Prandaj, mjekët stomatologë këshillojnë që të lani dhëmbët me kujdes, të përdorni furça të buta pasi furçimi i shpejtë dhe i çrregullt mund të ndikojë në dëmtimin e dhëmbëve dhe të higjienës së gojës.