Sa para i kushtoi shtetit mbledha e Qeverisë Kurti në Prevallë

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, pas përfundimit të takimit të kabinetit të qeverisë në Prevallë deklaroi se kanë pasë një ditë të frytshme dhe me agjendë të ngjeshur me diskutime të mira nga ministrat.

“Kemi përfunduar procesin e planit qeverisës dhe kemi përcaktuar kornizën e punës, për masat që duhet marrë për të sanuar gjendjen brenda ministrive dhe për të parë prioritetet afat shkurta dhe afatmesme”

Ai më tej foli edhe për koston e këtij takimi, njofton Klan Kosova.

“150 euro salla, ku kanë qëndruar gjatë gjithë ditës.

Është edhe një drekë.

Do ta bëjmë publike.

Kemi zgjedhur një vend brenda Kosovës dhe ku është mundësuar punë produktive”, ka thënë Abazi.