Sabiani acarohet dhe kërkon ndërprerjen e provës javore për këtë arsye personale

Disa nga konkurrentët e BBVIP e morën me shumë seriozitet lojën e javës.

Sabiani së fundi është shprehur i ofenduar për faktin se shumica e banorëve po tentojnë të “prishin qëllimisht lojën”.

Disa prej tyre, janë betuar që në orët e para të provës javore për të vërtetuar që nuk janë ata të implikuarit e rrëmujës në shtëpi.

Kjo gjë duket se ka irrituar Sabianin i cili si besimtar në fe teksa edhe e ka konsideruar këtë një gjest të gabuar dhe që sjell në mënyrë të padrejtë ndërprerjen e lojës.

“Ju po prishni lojën, nuk është zgjidhje kjo që të betohemi të gjithë me radhë, eshtë gjynah të betohesh për një lojë”, tha ai.

Pak minuta më pas, acarimi i tij nuk u zh.duk por përkundrazi, ai shprehu se kishte vendosur që t’i kërkonte produksionit anulimin e lojës.