Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Sabiani ishte i eliminuari i natës së mbremshme. Ai nuk kishte biletë vajte-ardhje. Pas daljes nga shtëpia, Sabiani u shpreh në studio se ai tha një të vërtetë kur foli për marrëdhënien mes Kristit dhe Keisit.
Ai shtoi se është ndjerë komod dhe shumë mirë në shoqërinë e banorëve. Sabiani veçoi Luizin dhe Qetsorin, si dy banorë që ka kaluar momente shumë të mira. Sabiani tha se kujtimi më i bukur në rrugëtimin e tij, ishte kur përqafoi Kristin herën e fundit, përpara se të dilte nga shtëpia.