Sabri Fejzullahu ka një urim të veçantë për nipin e tij për ditëlindje

Sot nipi i legjendës së muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu, njëherit djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu, feston ditëlindjen.

Arti sot mbush 11 vite, derisa ka marrë një urim të veçantë nga gjyshi i tij, Sabriu.

Sot Gjenerali i gjyshit e ka ditëlindjen.

Njëqind vjet i festofsh o diell që më ngroh, o motivi i gjyshit, o dritë e syve të mi.

E di që me ty do të krenohem tan jetën”, ka shkruar ai në një fotografi që e ka publikuar Sabriu në llogarinë e tij në Instagram.

Kujtojmë që para pak kohe, Ermali u bë baba për herë të katërt, ai është baba i 3 vajzave dhe i djalit Arti. /Indeksonline/