Sabri Fejzullahu: Më lejoni që në këtë kohë t’iu argëtoj sado pak me këngët e mija

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar dicka të re me këngëtarin Sabri Fejzullahu.

“Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën”, shkroi ai.

E dita e shtune po vjen dhe legjenda e muzikës Sabri Fejzullahu, pritet të argëtoj publikun me këngët e tij që pëlqehen shumë.

Ai madje përmes një statusi ka shkruar se është i kënaqur se në këtë kohë të vështirë i është dhënë mundësia për të argëtuar sado pak publikun.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Motra e vëllezër, zonja e zotërinj, qytetarë të Prishtinës e mëtej kudo që jeni në botë.

Jemi t’u kalue kohëra të vështira ku gjithë njerëzimi është në spr.ovë, dhe të gjithë më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, sidomos kur po hum.bim vëllezër, motra, prindër, shokë, shoqe, të dashurit tonë.

M’lejoni që me këtë rast e në këto kohëra, me këngë t’përzgjedhura të mia e përcjellur nga talenti Fatjon Miftari, t’ju këndoj e ofroj sa do pak ngrohtësi shpirtit tuaj e t’bashkohemi me këngë këtë shtunë në ora 20:30, në klan Kosova, live nga sheshi i Prishtinës.

Uroj t’jeni të gjithë kudo, shëndosh e mirë, dhe qofshin të shkuara e harruara këto kohëra përgjithmonë.

I juaji, e me dashni Sabri Fejzullahu.”