Sabri Fejzullahu: Përjetësisht jemi me ju çlirimitarë!

Sot bëri bujë lajmi për ngritjen e aktakuzave ndaj 2 figurave të rëndësishme të skenës politike në Kosovë, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Këto aktakuza në kohën kur pritej që Thaçi do të udhëtonte në Washington, për bisedime me Serbinë, kanë ngjallur debat të madh.

Shumë figura të njohura edhe nga skena muzikore kanë dalë në mbrojtje të 2 prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njejtë ka bërë edhe Sabri Fejzullahu, i cili me anë të një fotografi ku shihen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ka dale në mbështetje të tyre.

“Përjetësisht jemi me ju çlirimtarë”, ka shkruar ai. /IndeksOnline/