Sabri Fejzullahu sonte i këndon Prishtinës

Për të bërë qëndrimin në karantinë sa më argëtues Komuna e Prishtinës sonte do të organizojë koncertin e legjendës së muzikës Sabri Fejzullahun.

Sonte (e shtunë 25 prill, 2020) duke filluar nga ora 20:30 në Klan Kosova, do të mund ta ndiqni performancën e drejtpërdrejt të kantautorit të mirënjohur prishtinas, Sabri Fejzullahut.

Para koncertit të sontem, Sabriu në një postim në Instagram ka thënë se në këto kohëra të vështira do të mundohet që përmes këngës të iu ofrojë sado pak ngrohtësi shpirti.