Sabri Fejzullahu tregon arsyen se përse ia ndaloi muzikën bashkëshortes

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka folur si rrallë herë për gruan e tij në emisionin “NIN”.

Ai ka rrëf.yer se ia ka ndaluar muzikën gruas së tij në fillim të marrëd.hënies sepse ishte shumë xheloz dhe ajo ishte shumë e bukur.

“Shumë e bukur ka qenë edhe e bukur është ia hëngsha shpirtin.

Po ma merr dikush”, është shprehur Sabriu.

Këngëtari ka treguar gjithashtu se e sot e kësaj ditë, gruaja e tij Nera ia përmend këtë fakt dhe i mbushen sytë me lot.

“Ka qenë aq e apasionuar pas muzikës saqë e sot e kësaj dite rri zgjuar çdo mbrëmje për të ndjekur ceremonitë e çmimeve Grammy”, është shprehur ai.

Këngëtari ka premtuar se natën e vitit të Ri do këndojë një këngë me gruan e tij që me shumë mundësi do mbahet mend shumë gjatë.