Safetja publikon foto me burrin dhe dy vajzat e saj nga pushimet në Itali, kombinimi në veshje bie në sy

Është njëra ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore.

Safete Mustafa, përveç se është aktive me projekte muzikore, është aktive edhe në rrjete sociale.

Ajo ndan momente të bukura nga jeta e saj e përditshme me ndjekësit e saj të shumtë në rrjete sociale.

Se fundmi, Safetja është duke qëndruar me familje për vizitë në Itali.

Nga atje ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet në një ambient të bukur në shoqëri të burrit dhe dy vajzave të saj.

Ata po shijojnë momente të bukura gjatë kësaj vizite, ndërsa ajo që bie në sy është se të gjithë janë veshur zi. /ORAinfo/