Saimiri flet pak para finales: Jam i vendosur se kë do të zgjedh të martohem

Para finales së emisionit “Love Story” protagonisti i këtij spektakli, Saimiri ka treguar disa të fshehta në një intervistë për “Nuk është karantinë”.

Fillimisht, ai u ndal te pamja duke treguar se është shumë i dhënë pas palestrës.

“Me që nuk kam shumë kohë për shkak të aktiviteteve të mia, mundohem të bëj 1 orë, 1 orë e gjysmë palestër në ditë”.

Më tej ai ka treguar se nga pamja e jashtme tek një vajzë dallon fytyrën më pas i jep rëndësi formave të tjera.

“Unë jam njëri që nga pamja e jashtme pëlqej fytyrën, sytë, dhëmbët pastaj edhe figura.

Por fytyra është shumë e rëndësishme, pasi me atë njëri do të flasësh cdo ditë dhe nëse nuk të pëlqen fytyra do ishte dr.amë”.

Saimiri tha se  është i vendosur se cilen vajzë do të zgjedhë.

“Jam i vendosur se kë do të zgjedhë, por nuk e di vetëm po të ndodhi ndonjë sk.andal”, tha ai./Indeksonline