Web Analytics

Santiana tregon se si ia kishte rrah burrin shoqes: “Me këtë je martuar a, po ta kam rrahur një herë”

Botuar nga: InfoKosova

Santiana Maloku, e shquar për bukurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë me banorët disa nga historitë e saj të mëparshme që kanë prezantuar një anë tjetër të saj – një të shkuar të mbushur me agresivitet dhe përplasje fizike.

Në rrëfimet e saj të fundit, Santiana ka zbuluar përvojat e saj të ndryshme në të cilat ka qenë pjesë e grindjeve dhe rrahjeve me persona të ndryshëm gjatë viteve të saj.

Në një rrëfim të sinqertë dhe të hapur, me Besin dhe Albën në dhomën e gjumit, Santiana foli për një rast kur e takoi një shoqe të saj pas shumë kohësh.

Gjatë këtij takimi rastësor pas shumë vitesh, shoqja e saj i prezantoi bashkëshortin, i cili, i papritur për të, ishte një nga djemtë që Santiana kishte rrahur vite më parë.

“Me këtë je martuar a, po ta kam rrahur një herë”, i kishte thënë bukuroshja nga Gjakova shoqes së saj, ajo duke treguar për një ngjarje të çuditshme që lidhet me të shkuarën e saj.

Santiana përndryshe edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka treguar sjellje të ashpra dhe agresive.

Në spektaklin e së hënës asaj iu tërheq vërejtja nga produksioni për shkak se në një moment kishte sharë me fjalë banale gjatë transmetimit direkt, opinionistin Bledi Mane. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT