Sara Hoxha e pranon se ka bërë ndërhyrje në fytyrë

Sara Hoxha është një nga blogeret më të njohura shqiptare, dhe asnjë detaj nuk ikën pa u vërejtur nga ndjekësit e saj.

Ka kohë që ajo është aktive në rrjete sociale, dhe ndjekësit e saj kanë arritur të vërejnë ndryshimin e saj ndër vite, qoftë në stil, qoftë edhe në pamjen e saj fizike.

Në një nga postimet e saj në rrjetin social Instagram, një ndjekës i komenton se ajo dukej më bukur origjinale.

Në këtë koment, Sara mori kohën e saj për t’i kthyer përgjigje, dhe duke i treguar arsyen pse ajo ka bërë disa ndërhyrje në fytyrën e saj.

“Kam trashëguar shumë tipare dhe gjene nga prindërit, dyshoj se botoksi është vërtetë ai që ka rëndësi.

Veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat rroba dhe jemi në një platformë prodhimi në masë.

Pse duhet të këmbëngul për të qenë origjinale, kur mund të kujdesem për diçka që më bën të ndihem më mirë me veten?

Gjithkush bën zgjedhjen e tij në jetë; zgjedhja ime ishin mbushësit e fytyrës”, shkruan ajo.