Sara Hoxha flet si rrallëherë mbi problemet me peshën që ka patur në adoleshencë

Së fundmi Sara Hoxha ka publikuar një foto ku shfaqet e shtrirë në plazh, duke shijuar panoramën e detit me një gotë kapucino.

Por ajo që vumë re në foton e publikuar në Instastory, janë strijat në pjesën anësorë të kofshëve, që ajo nuk u mundua aspak t’i mbulonte.

Mirëpo, si duket ky postimi i Sarës ka shkaktuar disa polemika dhe paqartësi, të cilat e kanë detyruar bukuroshen të sqarojë postimin e saj të mëparshëm.

Ajo ka shpërndarë një tjetër foto në Instastory ku sqaron se ato quhen strija, jo celulit sikundër e kanë quajtur disa persona e media.

Po ashtu, ajo bën me dije se në fakt nuk janë problem i shtatzënisë por janë si pasojë e lëkundjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.

Pra, si duket bukuroshja shqiptare paska patur disa probleme me peshën në të shkuarën dhe kjo është hera e parë që na e rrëfen këtë gjë.

E dyta: Nuk më janë bërë gjatë shtatëzënisë, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës.

E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu, më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet.

Ky mesazh është tepër i bukur dhe është për t’u vlerësuar fakti që Sara po e bën publike këtë gjë pa e vrarë shumë mendjen se çfarë thonë të tjerët!