Sara Hoxha konfirmon lidhjen e Lorit me Romeon?

Prej disa javësh në mediat sociale po flitet se mes Lori Hoxhës dhe Romeo Veshajt ka nisur një romancë dashurie.

Përveçse në mediat sociale kemi parë që ata kanë një raport shumë të mirë duke hedhur Story të ndryshme në ambientet e Top Channel, së fundmi mund të themi se morëm edhe një konfirmim më shumë se Lori dhe Romeo janë bashkë.

Sara Hoxha ka qenë e ftuar këtë të premte në programin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, ku gjatë bisedës u shfaq një fotografi e montuar e Ledionit ku shihej përkrah disa vajzave në Maldive.

Trashëgimtarja e Top Channel me humor tha se ata kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe të hapur, duke bërë që Romeo të shprehej se dëshironte një vajzë si Sara përkrah tij.

Deri këtu jemi në rregull, por përgjigjja e Sarës tërhoqi vëmendjen tonë dhe na bënë të mendojmë se ajo sapo konfirmoi lidhjen e Lorit me aktorin, pasi me bindje tha se Romeo e ka larg saj në karakter vajzën që ka përkrah.

Ndërkohë që Romeo nuk ka një lidhje publike pasi sapo është ndarë nga Aleksia Peleshi.

“E ke shumë larg meje, në karakter shumë larg”, ishte përgjigjja e Sarës nga e cila Romeo u vu paksa në siklet, teksa ra dakord me atë që tha Sara.

Kjo bisedë ne na lë të kuptojmë që mes Lorit dhe Romeos tashmë ka nisur një lidhje dashurie, gjithsesi na mbetet të presim ndonjë reagim ose konfirmim nga ata vetë..