Web Analytics
BallinaSHOWBIZSara për herë të parë përballë vjehrrës, ky detaj thotë shumë për...

Sara për herë të parë përballë vjehrrës, ky detaj thotë shumë për raportin mes tyre

Këtë sezon të ri “N’majë t’gjuhës me Xherin” nisi me dy të ftuar shumë specialë. Sara Hoxha dhe Luixhino, treguan gjithçka rreth eksperiencës së tyre në “Dancing With the Stars” ku ja dolën të fitonin dhe kupën.

Por përtej kësaj, për Sarën kjo është intervista e parë përballë vjehrrës së saj. Ashtu siç të gjithë tanimë e dimë, Sara dhe Xheraldina kanë një raport shumë të ngrohtë dhe të veçantë me njëra-tjetrën.

Ashtu, e kujdesshme dhe pozitive si gjithmonë, edhe këtë herë Xheri nuk nguroi të tregojë edhe një herë tjetër vlerësimin që ka për nusen e djalit. Moderatorja i dedikoi Sarës vargun e njohur “Shine bright like a diamond”, duke e cilësuar bukuroshen pikërisht si një diamant. Si një diamant e cila ka plot asete për të shkëlqyer.

Xheraldina falenderoi gjithashtu edhe Luixhinon i cili shoqëroi Sarën në rrugëtimin e saj në DWTS. E teksa Xheri e balerini po flisin për Sarën, kjo e fundit ndërhyri duke qeshur e duke thënë që të vazhdonin të flasin më tepër për të sepse po e shijonte.

Rrjetet Sociale

630,687FansaPëlqeje
28,198NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit