Sara takohet me familjen e ish të dashurës së Ledrit

Teksa është në pritje të ëmbël, Sara Hoxha këtë verë periudhën e pushimeve e ka pasur të zgjatur.

Pas disa javëve të qëndrimit në jug të Shqipërisë, ajo bashkë me Ledrin janë zhvendosur më në veri, konkretisht në Ulqin ku po shijojnë edhe ca ditë të tjera në bregdet.

E koha kur janë në Mal të Zi ka përkuar me pushimet e një tjetër familjeje.

Fjala është për atë të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Prindërit, motra dhe vëllai i Duas janë zhvendosur në Ulqin me ç’rast janë takuar me Sarën dhe Ledrin, siç e tregojnë fotografitë e publikuara së fundmi në rrjete sociale.