Saranda Bogujevci: As unë nuk e fali gjakun e familjes, është hera e parë që mburrem me qeverinë që e kemi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci fjalimin e saj sonte e nisi me letrën e shkruar nga Kosovare Kelmendi, vajza e avokatit Bajram Kelmendi dhe ish-nënkryetare së LDK-së Nekibe Kelmendi.

Pas kësaj, Bogujevci tha se gjakun e familjes nuk e fal as ajo.

“Gjakun e familjes as unë nuk e fali.

Ndërsa tani kur e gjithë bota po përballet me një virus të tillë gjëja e fundit që iu desh qytetarëve është rrëzimi i qeverisë.

Është hera e parë në jetë që mburrem me qeverinë që e kemi, me kryeministrin, ministrat për punën që e kanë bërë këto ditë, përveç që kanë bërë një menaxhim të jashtëzakonshëm me koronavirusin që e kemi pas këto javë edhe ende po bëhet një punë e jashtëzakonshme”, tha Bogujevci.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/217861995995031/

Ajo shtoi se nuk mund të kuptoj arsyetimin për mocion për mosbesim të rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Nuk mund të kuptoj sinqerisht arsyetimin për mocion për mosbesim për rrëzimin e Qeverisë, çkado që thoni nuk ka asnjë kuptim në këtë situatë, qytetarët na kanë besuar për të themeluar këtë Qeveri bashkë është komplet e padrejtë ndaj besimit të tyre që sot jemi këtu në këtë situatë

Po fliten gjëra të ndryshme, por unë jam rrit në perëndim e aty kam mësu në demokracinë e perëndimore që për të g’zu respekt prej tyre duhet të kesh qëndrueshmëri dhe besueshmëri në kurriz tëndin.

Kur thuhet se Kurti e ka problem Veliun shkaku i Podujevës, e keni shumë gabim, vi prej ati vendi.

Shumë keq që pas 21 vite lirie në vend që sot ti kujtojmë më të dashurit tanë e kemi bërë diçka në këtë drejtim, ne po merremi me një seancë kot për të rrzu një qeveri të votuar nga qytetarët”, përfundoi deputetja e VV-së./Indeksonline/