“S’dite me më rujt’’, pas thumbave të Atdheut, Sara vjen me një reagim të fortë

Atdheu dhe Sara i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas disa javë që shfaqeshin të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.

Pas konfirmimit të ndarjes nga ana e Atdheut dhe postimeve ku përfshin edhe Andin, erdhi edhe reagimi i Sarës.

Në një postim në Instastory Atdheu shkruante se ai dhe Sara nuk janë më bashkë dhe flet për dikë të cilin dikur e quante vëlla e sipas tij ia ka punuar pas shpine.

Menjëherë kanë nisur dyshimet se bëhet fjalë për Andin, pasi ai dhe Atdheu e quanin veten vëllezër dhe për më tepër pas ndarjes nga Sara, Andi e Atdheu nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Kjo u konfirmua pasi Atdheu vazhdoi thumbat në drejtim të Andit, e duke mos përmendur më Sarën.

Kjo e fundit ka zgjedhur që të reagojë në rrjete sociale përmes një video që thotë shumë.

Gjersa voziste dëgjohej në sfond kënga e re e Taynas dhe ish-konkurrentja e ‘’Për’puthen’’ këndonte vargjet: ‘’ Bohet shumë vonë ti harrom, ti harrom, S’dite me m’rujt tash larg jom’’ duke iu drejtuar padyshim Atdheut dhe lidhjes, e cila si duket ka marrë fund vërtetë.

Kujtojmë se e vetmja lidhje momentalisht që po funksionon nga programi është Melisa dhe Andi, të cilët u bënë bashkë pas daljes edhe pse brenda kishin realizuar takime me persona të tjerë./party