Nga subjekti fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje thonë se pa humbur kohë shumë do të i’a dërgojnë emrin e mandatarit presidentit Hashim Thaçit ashtu siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës.
“Qëllimi i LVV-së ishte dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me zgjedhjet e 6 tetorit.
Në këtë drejtim po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të kryesisë – pa u vonuar ne sigurisht se do ta dërgojmë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me kushtetutë dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, tha zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.