Sekretet e lapsit të zi!

Nga make up-i klasik një ngjyrësh deri tek cat eyes intrigues qe te lejojnë te keni sy prej maceje, pika e rëndësishme e grimit është ti jepni thellësi shikimit.

Lapsi i zi i sfumuar sipër syve apo ne vijën e poshtme?

Nuk është e nevojshme te jeni estetiste, ju mjafton te mësoni si te përdorni ne mënyrë korrekte produktet baze siç është dhe lapsi i zi për tu bere te bukura.

Shikim i thelle me lapsin e zi

Lapsi i zi është një nder kozmetiket me te lehte për tu gjetur sirtarin e bukurisë se një femre.

Përdorimi me i zakonshëm i tij është ta aplikoni ne qepallën e sipërme, ne këtë mënyrë te lejon te nënvijëzoni konturin e syve dhe për te pasur kështu një shikim joshës.

Por, nuk është i vetmi!

Ne vend te tij mund te preferoni edhe penelin klasik.

Duke aplikuar lapsin e zi ne brendësi te vijës se syrit keni mundësinë te bëni shikim tuaj te duket me i thelle dhe intrigues.

Kozmetiket me një pigmentim te mire janë perfekt për te vijëzuar sytë dhe për te realizuar një grim dark.

Grim smokey me lapsin e zi

Te realizoni një grim smokey eyes duke përdorur lapsin e zi është shume e thjeshte.

Çdo gjë qe ju duhet është një lapsi i zi me maje te bute dhe një furçe apo edhe një pambuk i thjeshte.

Beni një vije te trashe me laps ne qerpikët e sipërm me furçe filloni te sfumoni lapsin ne mënyrë qe ta përhapni atë ne te gjithë qepallën lëvizëse, përsëriteni këtë veprim deri sa te jeni te kënaqura me rezultatin qe dëshironi.

Beni te njëjtat lëvizje edhe ne vijën e poshtme te syve.

Lapsi si baze për grimin e syve

Për te bere me te theksuar dhe te zgjasë sa me shume make up-in e syve është mire te përdorni primer.

Baza klasike për tone sysh te ndryshme janë perfekte për te përgatitur qepallat për një grim qe zgjat, por ne disa raste për ti dhënë me shume vlera tonit është e nevojshme te vini disa ngjyra.

E zeza dhe e bardha janë ngjyra qe përshtaten me mire për te bere një baze sepse tentojnë te bëhen me vibruese se ngjyrat e tjera.

Për te bere një ngjyre te duket me bukur si për shembull një ngjyre vjollce, jeshile dhe blu apo për ti dhënë me shume shkëlqim ngjyrave metalike sugjerohet te përdorni një baze te zeze.

Mënyra me e thjeshte për te pasur një primer dark është te përdorni lapsin e zi.

Është e mjaftueshme te përdorni një sasi te vogël ne qepallën e sipërme dhe ta sfumoni ne mënyrë te njëtrajtshme.

Mos harroni, lapsi i zi ne sy boje qielli duket shume bukur.

Realizoni një make up qe nxjerre ne pah ngjyrën e syve duke zgjedhur një tonalitet tek jeshilja dhe grija dhe do te jeni gati për një event shik.