Zemra e Selena Gomez u ndal ‘herën e parë kur ajo u takua me Jennifer Aniston.
Këngëtarja e Lose You To Love Me është një super-fanse e “Friends” dhe disa vite që ka qenë mike e ngushtë me Jennifer, e cila ka luajtur kamerier Rachel Green në serial për disa vite por ajo pranoj që është shtangur plotësisht kur është takuar për herë të parë.
“Askush nuk e dinte kush isha dhe ju ishit në banjë me një fustan të zi.
Unë mendoj se ne ishim në një ndejë ose diçka ngjarje.
Zemra ime u ndal dhe unë u shtanga”, ‘i tha këngëtarja aktores 50-vjeçare në The Ellen DeGeneres Show, të cilën Jennifer ishte duke pritur.
Ylli 27-vjeçar pop u hap gjithashtu për publikimin e albumit të saj thellësisht personal dhe të ndjeshëm Rare.
“Kuptova se të gjithë të tjerët dukej se po e rrëfejnë jetën time për mua, kështu që pse nuk e nxjerr diçka që është në anën time të tregimit?”, tha Gomez.
Krijuesi i hitit Wolves më parë pranoi se ndihet ‘shumë me fat’ që është mike me aktoren e The Morning Show sepse ajo është kaq ‘e mirë dhe e ngrohtë’ dhe ndihmon për ta udhëhequr atë gjatë jetës.
Ajo tha: ‘Unë u njoha me Jennifer përmes kompanisë time të menaxhimit – ne jemi të përfaqësuar nga të njëjtët njerëz – dhe ajo ka qenë aq e mrekullueshme për mua.
“Ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe bëri pica për mua dhe thjesht ishte shumë e mirë dhe e ngrohtë”.