Selmanaj ia thotë troç Vjosa Osmanit: Qëndrimi i yt e ka dëmtuar rëndë LDK’në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se qëndrimi i Vjosa Osmanit në këtë kohë kundër partisë sa saj ka dëmtuar rëndë LDK’në.

Selmanaj po thotë se qëndrimi i Vjosa Osmanit po e dëmton dhe po e vazhdon ta dëmtojë tutje rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës, sipas tij dëmet janë të mëdha.

“Qëndrimi i Osmanit e ka dëmtuar rëndë LDK-në dhe për fatin e keq po vazhdon ta dëmtojë tutje.

Dëmet janë të mëdha që po i shkaktohen LDK-së.

Ajo çka më bënë krenar që jam pjesë e LDK-së është për shkak të njerëzve që janë brenda partisë”, ka thënë Selmanaj në Interaktiv.

Selmanaj po ashtu tha se nëse zgjedhjet do të mbahen LDK’ja do të fitojë ato, ndërkaq ai tha se partia e tij e ka shpëtuar Kosovën nga dy figura të cilët e kanë shkelur Kushtetutën, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.