Selmanaj: Qeveria që e shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes së lirë nga Qeveria e Kosovës, si masë e marr ndaj parandalimit të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Selmanaj tha se një Qeveri që e shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë.

“Për vetëm 50 ditë qeverisje!!!

E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë.

Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!

Duhet ta kenë të qartë edhe Albin Kurti edhe Hashim Thaqi që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Për vetëm 50 ditë qeverisje!!!E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe…

Gepostet von Driton Selmanaj am Dienstag, 31. März 2020