“Semi ka qenë në lidhje dashurie edhe me një ish të dashur tjetër të Bora Zemanit”

Këtë javë ka nisur edhe “Fan Club” ku opinioniste do jetë gazetarja Iva Tiço.

Tiço foli edhe për marrëdhënien e Semi Jaupajt me Donald Veshajn në Big Brother VIP Albania.

Gazetarja ka kritikuar marrëdhënien e Semit ndaj Donaldit, derisa ka thënë se edhe shumë vite më parë, Semi ka marrë një nga ish të dashurit e Bora Zemanit.

“Kanë pasur diçka të tillë kur kanë qenë adoleshente, kur Semi është lidhur me një ish të Borës, e ndoshta mund ta kenë më të lehtë, por fakti që Bora nuk flet, atëherë kjo është shumë e vështirë”, u shpreh Iva Tiço.