Serbët e Leskovcit paralajmërojnë padi ndaj Dua Lipës për ajvarin

Qyteti i Leskovcit ka paralajmëruar padi ndaj yllit botëror me prejardhje shqiptare, Dua Lipës pasi kjo e fundit e prezantoi ajvrain si ushqim tradicional shqiptar.

”Do të sigurojmë të gjithë mbështetjen e disponueshme për ekipin juridik që po shqyrton fillimin e procedurave kundër yllit të pop-it Dua Lipa dhe prodhuesve të kuzhinës, të cilët prezantuan markën e Leskovcit si një specialitet kombëtar shqiptar”, tha kryetari i Leskovcit, Goran Cvetanovic.

Cvetanoviq thotë se përvetësimi i territorit të dikujt, historisë dhe tradicionalitetit në këtë mënyrë është i papranueshëm.

”Dhe kjo është ajo që po bën vazhdimisht kjo këngëtare dhe kjo është për çdo dënim.

Nuk do të mbarojë këtu.

Do të shohim me përfaqësuesit e Dhomës Rajonale të Tregtisë, përfaqësuesit e Shoqatës “Leskovački ajvar”, Institutin për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale dhe ekipin e tyre juridik se cila është mënyra më e mirë për të reaguar, tha Cvetanoviq për Jugmedia.rs.

Kur moderatori e pyeti për një delikatesë shqiptare që të gjithë duhet ta provonin, Dua Lipa u përgjigj “Ajvari! është si një përzierje e specave të pjekur, ato futen në një kavanoz, është pikante, është e mrekullueshme dhe shkon me gjithçka! Me vezë, me byrek spinaqi, që është një specialitet tjetër shqiptar”./PERISKOPI/