Sërish lëkundje tërmeti në Durrës, magnituda 4.1 e shkallës Rihter, ja epiqendra

Janë regjistruar sërish lëkundje tërmeti në Durrës rreth orës 10:05 me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.

Epiqendra e lëkundjes së tërmetit ka qenë pikërisht në detin Adriatik, shumë afër qytetit bregdetar të Durrësit.

Deri tani nuk raportohet për dëme.

Vetëm tre ditë më parë një lëkundje tërmeti me epiqendër në Bubq të Durrësit, me një magnitudë pak më të lartë se i sotmi, 4.9 alarmoi qytetarët e Durrësit, Tiranës dhe zonave përreth.