Web Analytics
BallinaUncategorizedSfida më e re e fotove që ka fiksuar dhe personazhet e...

Sfida më e re e fotove që ka fiksuar dhe personazhet e njohur

Viti i Ri një sfidë e re në Instagram!

Çmenduria më e re e rrjeteve sociale nisi nga Dolly Parton dhe po vazhdohet nga të gjithë.

Ajo postoi një foto për qejfin e saj dhe aty tregonte mënyrën se si njerëzit e shfaqin veten në rrjete të ndryshme sociale, LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Tinder.

“Merr një grua që di t’i bëjë të gjitha”, shkruante Dolly në foton e saj.

Kaq ka mjaftuar dhe kjo është kthyer në një sfidë  për të gjithë.

Njerëzit nuk kanë hezituar të bëjnë bashkimet e tyre të fotove ku tregojnë ndryshimin nga fotoja më zyrtare në LinkedIn, tek foto më ekstravagante në Tinder.

Pjesë e sfidës janë bërë shumë të famshëm shqiptarë dhe të huaj përfshirë, Rudina Magjistarin, Miley Cyrus, Naomi Campbell, Ellen DeGeneres, etj.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit