Shaip Kamberi e dridhi Beogradin me këtë fjalim

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e dridhi Beogradin me paraqitjen e fakteve për gjen.ocid kulturor dhe etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ka vite që Serbia zyrtare po i shlyen shqiptarët nga evidencat e librave amzë, duke ua mohuar vendlindjen e tyre në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Shlyerja e shqiptarëve po bëhet me qëllim që ata të mos jenë të evidentuar si banorë dhe votues.

Andaj, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka ngritur zërin  kundër këtij rasti.

Shaip Kamberi në Parlamentin serb foli me fakte e dëshmi dhe në gjuhën shqipe.

E, kjo është hera e parë që një deputet shqiptar ngre zërin në gjuhën shqipe në këtë parlament, ndaj problemeve që po i bën shteti serb kundër shqiptarëve.

Po ashtu, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, letrën ia dërgoi presidentit të SHBA-ve, Xhoe Bajdenit, kancelares gjermane Merkel, presidentit francez Makron, emisarit për ndërmjetësim Kosovë-Serbi, Lajçak dhe zyrtarit evropian Borrel dhe znj.Vonder Leyen.

Veç të tjerash, në letër deputeti Shaip Kamberi i ka pyetur: “A është kjo Serbia juaj demokratike”?

E, arsyepër këtë diskutim të deputetit shqiptar Shaip Kamberi në Parlamentin e Serbisë, është vendimi për pafajësi i Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Vulinit, meqë shqiptarët i quajti me termin  “shiptari”.

Ndërkaq, për këtë of.endim ndaj shqiptarëve Vulini u shpalli i pafajshëm!/Kosovarja/