Shakaja e Donaldit bën Lori Hoxhën të kërcejë përpjetë

Që në Big Brother Donaldi kishte pasion të trembte njerëzit, madje Monikën e ktheu në tabelë ku trembej nga të gjithë.

Por duket se pasioni vazhdon edhe jashtë.

Së fundmi është publikuar një video ku Donaldi nis të tregojë një histori dhe gjatë saj tremb Lorin, aq sa ajo u hodh përpjetë, sigurisht që e ka kaluar me të qeshura këtë episod.

E pra, mesa duket afrimiteti i Donaldit me Lorin ka shkuar në tjetër nivel, më shumë se bashkëpunëtor ata janë edhe miq!

Shiko videon: