ShBA-ja shënon rreth 55,000 raste të reja me Covid-19

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 54,953 ras te të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të go ditur nga pandemia shkoi në mbi 4.2 milionë persona.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 470 të vde.kur dhe shifra e përgjithshme e vi.ktimave shkoi në 146,935.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 4.2 milionë persona të infektuar.

Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vde.kur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.