Shënohet viktima më e re e koronavirusit në Britani, ndërron jetë 13-vjeçari

Një 13-vjeçar në Londër është bërë viktima më e re e koronavirusit në Britani.

Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, ndërroi jetë i vetëm në pitalin King’s College.

Familjarët nuk patën mundësi ta vizitonin, nga frika e infektimit me koronavirus.

Mendohet se djali nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, që të ndikonte në komplikacionet e krijuara nga Covid 19.

Familja e djalit, i cili gjithashtu kohët e fundit kishte humbur babanë e tij nga kanceri, thanë që ata nuk do të nxirrnin asnjë foto të Ismailit.

Familja e Ismailit tha përmes një deklarate:

“Ismaili filloi të shfaqte simptoma dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.

U shtrua direkt në Spitalin e Kings College.

Ai u fut në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome të induktuar, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes.

Ismaili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e tij.

Jemi familjarisht të shkatërruar nga lajmi dhe nga fakti që nuk mundëm të ishim pranë tij.”

Burimi: dailyrecord