Shërbimet ruso-serbe po e pengojnë Albin Kurtin të bëhet kryeministër?

Kosova mund të rrezikohet nga shërbimet e huaja në këtë kohë, meqë Qeveria dhe institucionet e Kosovës, nuk janë aktive fare në punën e tyre.

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “Bota sot” se jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria e shtetet tjera rrethpërçak ku jetojnë shqiptarët janë në rrezik të madh nga shërbimet e huaja, e sidomos Kosova nga shërbimet e rrezikshme serbe-ruse.

Sipas tij, kjo vërehet hapur tani me stërgjatjen e mos krijimit të qeverisë së re të Kurtit.

“Si duket dy partitë fituese LVV-LDK gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë hidhëruar e pikëlluar jo vetëm shërbimet e huaja, por edhe shërbimet e brendshme të Kosovë.

Vlen të përmendim se armiqtë e Kosovës i ka prekur e i ka hutuar fitorja e Albin Kurtit që me mish e me shpirt mundohen që në krye të qeverisë mos të jetë Albin Kurti, por dikush tjetër, frika nga Kurti i ka bashkuar e i ka lidhur shërbimet e jashtme serbe me shërbimet e brendshëm kosovare të cilët si e si mundohen të pengojnë Kurtin si Kryeministër.

Që më parë dihen shërbimet serbe-ruse, po vonesa e përbërjes së re të qeverisë së Kosovës ka zbuluar edhe shërbimet e trishta të brendshme të Kosovës, ata janë të gjithë kundërshtarët e Albin Kurtit, që nga Hashim Thaçi, Edi Rama, PDK-ja, AAK-ja pse jo edhe konkurrentja dialoguese e LDK-së që me shërbimet e errëta mundohen ta ndalojnë e pengojnë Albin Kurtin për të udhëhequr qeverinë e re të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.