Shërohen 14 persona të tjerë nga koronavirusi në Shqipëri

Pas lajmit të keq të vdekjes së personit të shtatë nga koronavirusi në Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha një lajm të mirë në mesnatë duke bërë të ditur se gjatë së enjtes janë shëruar edhe 14 persona të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Nga 174 persona të prekur janë shëruar 31 prej tyre, ndërsa fatkeqësisht shtatë persona kanë ndërruar jetë.

Personi i fundit që ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes ishte një 85 vjeçare nga Tirana e cila kishte mbërritur gjatë pasdites së kaluar në spital, në gjendje të rëndë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me Covid-19 në Spitalin Infektiv.