Web Analytics

“Sherri” për një palë vathë, Era bën veprimin e papritur ndaj Dafinës

Botuar nga: InfoKosova

Dy artistet janë shfaqur në një kohë shumë të shkurtër me një palë vathë perla të njëjtë dhe ka qenë Dafina Zeqiri, ajo që ka lënë indikacione se Era e ka kopjuar.

Në një prej postimeve të saj, ajo është shprehur: “Çka është me rëndësi tek perlat është femra që i veshë ato”.

Për më tepër, ajo e ka quajtur dikë pa emër “qesharake”… një pjesë e ndjekësve e kanë kritikuar sa i përket frymës toksike të krijuar për një palë vathe më një prej kolegeve të saj.

Teksa edhe nuk dihet sa është e “fryrë” nga rrjeti e sa reale kjo situatë, Era që nuk ka thënë gjë, ka bërë një postim me Dafinën.

Ajo ka postuar posterin e një prej koncerteve të përbashkëta që dy vajzat do të kenë, në mes të kësaj situate që ka pushtuar rrjetin.

Ndërkaq, Dafina postimin paralajmërues për koncertin e ka bërë vetë përmes një videoje duke zgjedhur të mos e shpërndajë posterin ku shfaqet bashkë me Erën.

Të FUNDIT