Web Analytics
BallinaLAJMEAKTUALESheshet e Prishtinës të mbushurua me njerëz – 28 nëntori e mund...

Sheshet e Prishtinës të mbushurua me njerëz – 28 nëntori e mund Covidin

Jemi një komb dhe kemi një festë.

28 nëntori është festa e të gjithë shqiptarëve, festë kjo që për çdo vit është pritur me entuziazëm të veçantë.

Por, pandemia ka zbehur dhe gati asgjësuar çdo gjë, përfshirë edhe festimet tradicionale të festës më të madhe kombëtare.

Sot në sheshet e Prishtinës, në mungesë të një programi të mirëfilltë muzikor, ishte instaluar një projektor i madh që lansonte këngë me tematikë patriotike.

Edhe gjatë ditës, por edhe gjatë mbrëmjes së hershme, numri i qytetarëve që bënin xhiro nëpër sheshe ishte i bollshëm.

Ndonëse pa ndemi dhe gjendje kaotike, qytetarët kosovar nuk i ndaloj as këtë vit asgjë për të dalë sëpaku për një shëtitje shesheve e për të treguar ndjenjën e mirë që e kanë në këtë festë.

Shumë njerëz kishin vendosur të visheshin kuq e zi ose të mbanin një flamur kombëtar në dorë./Kosovarja

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit