Shitësi më i veçantë i gazetave

Çdo mëngjes, Steve Malek rehatohet në vendin e tij të zakonshëm me dy gajbe, mbi to tri stoqe me gazeta dhe si gjithmonë i veshur “shik” me kostum të kombinuar, syze, kapelë dhe gjithmonë një trëndafil në sako.

Kur fotografi Moshe Katvan bëri këtë fotografi ai tha se ky është shitësi i gazetave më i veçantë që ka parë ndonjëherë.

“Ai ishte si pjesë e artit të rrugëve të New Yorkut, plotësisht e pabesueshme dhe e mrekullueshme”, tha Katvan.

Kjo është historia e tij, sipas fotografit Moshe Katvan.

“Steve është 30 vjeçar, i rritur si fëmijë me aftësi të kufizuara, poliomieliti, në Gabon të Afrikës.

Ai u zhvendos në Amerikë në 2013 si pjesë e delegacionit të të rinjve të UN-it për të evokuar të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara.

Përderisa ai tentonte të merrte azil, pa sukses, ai ka jetuar si i pastrehë në një strehimore dhe shiste gazeta në Chelsea, me shpresë që kostumi i tij, që e mbante te banesa e një miku të tij, të sinjalizonte dinjitetin dhe shkathtësitë e personave me aftësi të kufizuara”.

Shiko Fotot: