Shkak Loredana?Noizy dhe Mozzik fshijnë njëri tjetrin

Prej disa ditësh përflitet për një lidhje dashurie midis Loredanës dhe Noizyt.

Jua kemi thënë edhe më herët se të dy kanë ose tashmë kishin një të përbashkët = Mozzikun!

Lori dhe Mozzik janë ndarë vetëm pak muaj më parë pas disa kohësh lidhu dhe ndahu me njëri tjetrin duke bashkë prindëruar tani vetëm për të voglën Hana.

Tani kalojmë tek muhabetet e çunave,Mozzi dhe Noizy nuk ishin shokë,por u bënë të tillë,kënga “Bonjour Madame” numëron afro 30 milion klikime në internet dhe të dy shiheshin edhe shpesh live nëpër rrjete sociale.

Derisa u shfaq Loredana,e kësaj historie mesa duket ka bërë që reperat të ndërpresin marrëdhëniet sërisht.

Ata nuk ndiqen në Instagram,kanë fshirë çdo foto bashkë dhe gjithçka ngeli është vetëm kënga në Youtube.