Shkëlzen Gashi tregon pse rezultati 58% për VV

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, parasheh që Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë 58 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka publikuar një fotografi të asfaltit të shkatërruar nga vërshimet në Komunën e Malishevës, duke e renditur këtë si arsye se pse duhet të fitojë VV-ja.

“Kur të analizohet rezultati se pse 58%, duhet të merret parasysh edhe kjo fotografi”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Për cilësinë e asfaltit që u shkatërrua pas reshjeve të shumta, ka pasur kritika të shumta ditë më parë./kosovarja