Shkencërisht, kjo është forma e duhur se si stopohet shpërndarja e koronavirusit

Shkencëtaret Amerikanë në bashkëpunim me inxhinierë të teknologjisë kanë zhvilluar një simulim në bazë të së cilit parashihet se çfarë rezultatesh do japin masat dhe veprimet e shteteve dhe qeverive rreth modaliteteve të aplikimit të distancimit social.

Këtë studim e ka publikuar “The Washington Post”.

Në studim janë paraparë 4 skenarë të cilët, siç shihet në grafikon e më poshtë, japin rezultate të ndryshme.

Në skenarin e parë – Lëvizje për të gjithë– ku nuk aplikohen kufizime në lëvizje të qytetarëve, rezultati është me i pavaforshmi ku rreth 80% të qytetarëve janë të infektuar nga Coronavirusi ndërsa rreth 50% prej tyre te rikuperuar.

Për momentin vendet si Suedia po aplikojnë një masë të këtillë.

Scenario 2 ku ka një përpjekje për Karantine, pra aty ku qeveritë aplikojnë karantinë por nuk zbatohet dhe aplikohet në praktikë, janë rreth 65% te prekur prej tyre 33% të rikuperuar.

Scenario 3 ku aplikohet Distancim i Moderuar, rreth 40% të qytetarëve mbesin të pa prekur nga COVID-19 ndërsa mbi 30% rikuperohen.

Vendet si SHBA-të kanë filluar të aplikojnë masa të scenarios 2 dhe 3.

Bashkimi Europian, që tashmë është epiqendër e pandemisë, ka ndërmarrë masa sot ku ka vendosur të mbyllë kufirin e saj të jashtëm për jo Europianët.

Sipas studimit dhe simulimit, shtetet që aplikojnë Distancim Total do kenë rezultate më të mira nga të gjithë skenarët duke ruajtur rreth 70% të qytetarëve të pa infektuar.

Nga 30% të prekur, shumica do rikuperohen.

Kina ka aplikuar një masë të këtillë dhe sipas burimeve zyrtare atje tashmë ka nën kontroll situatën dhe mbi 65,000 persona janë rikuperuar, përderisa numri i të infekuarve është minimal.

Për momentin në Kosovë janë ndërmarrë masa të rëndësishme që kanë bërë që vendi ynë të radhitet mes skenarit 2 dhe 3, respektivisht mes Përpjekjes për Karantinë dhe Distancimit të Moderuar.

Institucionet e Kosovës, për të arritur rezultate të mira, duhet sa më parë të ashpërsojnë masat e distancimit në nivelin/skenarin e katërt, atë të Distancimit Total, në mënyrë që sa më shumë qytetarë të mos preken nga virusi.

Ky veprim nëse ndërmerret nga institucionet gjithashtu do ta lehtësojë barrën e sistemit shëndetësor i cili edhe ashtu ka kapacitete dhe sasi shumë të kufizuara të shtretërve dhe pajisjeve të nevojshme për trajtimin e të infektuarve me COVID-19.