Shkencëtarët e Johns Hopkins kërkojnë të ndërrohet qasja ndaj Covid 19

Shkencëtarët i kanë bërë thirrje qeverisë së SHBA-së që të ndryshojë qasjen ndaj pandemisë së koronavirusit, duke paralajmëruar se ky shtet “nuk është në rrugë të drejtë për të marrë shpërt.himin nën kontroll”, i cili deri tani ka vra.rë 150,000 njerëz dhe ka infektuar 4,4 milionë persona.

Thirrja e bërë nga Universiteti Johns Hopkins të mërkurën u bë në kohën kur SHBA raportoi rritjen më të madhe ditore të vde.kjeve nga Covid-19 që nga muaji maj, sidomos në shtetet si California, Texas dhe Florida.

Në dekla.ratën e shkencëtarëve u tha se gjersa SHBA-ja kishte arritur zvogëlimin e infektimeve në muajin maj, duke zbatuar urdhra të rrep.ta të kufizimeve, rritja e tashme e infektimeve është duke i përmb.ytur spitalet në shumë pjesë të shtetit.

“Ndryshe nga shumë shtete tjera në botë, SHBA nuk është duke shkuar drejtë marrjes së kontrollit ndaj kësaj epidemie.

Është koha të ndryshohet qasja”, u tha në dekla.ratë, duke paraqitur 10 masa që duhen ndërmarrë për të zvogëluar përhapjen e virusit.

Kryesorja ishte përdorimi universal i maskave, distancimi fizik, larja e duarve shpesh dhe shmangja e tu.bimeve të mëdha.

“Covid-19 ka arritur një pikë në SHBA ku këto masa mbrojtëse nuk mund të quhen më çështje personale, por përgjegjësi e tërë shoqërisë”, u tha në dekla.ratë.

Në vendet ku po përkeqësohet situata, zyrtarët duhen kthyer urdhrat e mbylljes në shtëpi deri sa nuk të zvogëlohen numrat për së paku dy javë.

Rekomandimet tjera përfshijnë rritjen e pajisjeve për mbrojte personale dhe kapacitetin e testimit, si dhe analizën më të mirë epidemiologjike dhe rritjen e përcjellës së kontakteve.