Shkencëtari britanik: Covid do të jetë i pranishëm për dekada me radhë

Njerëzimi do të jetojë me koronavirusin për dekada të ardhshme, ka paralajmëruar një një nga shkencëtarët kryesorë në Britani.

Sir Jeremy Farrar, drejtori i Wellcome Trust, i cili qëndron në grupin shkencor këshillues për raste urgjente, tha që sëmundja “nuk do të mbarojë për Krishtlindje”.

Boris Johnson ka thënë se shpreson që Mbretëria e Bashkuar të mund të bëjë një kthim të rëndësishëm në normalitet, nga nëntori ose “ndoshta për Krishtlindje.

Por duke folur para komitetit të shëndetit të Commons të martën, Farrar u tha deputetëve se koronavirus “nuk po ikte”.

Farrar tha:

Tani është një infeksion endemik njerëzor, sepse edhe nëse kemi një vaksinë ose trajtime shumë të mira, njerëzimi do të jetojë me këtë virus për shumë vite që vijnë.

Vaksina nuk ka gjasa të ketë një efekt të qëndrueshëm që do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë, kështu që ne do të duhet të kemi një cikël të vazhdueshëm të vaksinimeve, dhe më pas më shumë sëmundje, dhe më shumë vaksinime, shtoi ai.

Burimi:huffingtonpost|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania