Shkojnë në të njëjtin vend në pushime, rastësi apo qëllimisht pozuan kështu Morena dhe Afërdita

Morena Taraku dhe Afërdita Demaku janë dy nga këngëtaret tona të cilat iu përkasin rrymave të ndryshme muzikore, shkruan “InfoKosova”.

Që të dyja kanë treguar shumë shpesh me anë të fotografive se gëzojnë jetë luksoze.

Morena edhe pse shumë më e re se Afërdita, ka arritur që përmes pamjes së saj të bëhet e pasur shumë shpejt.

E në anën tjetër Afërdita edhe pse në një moshë të caktuar, duket se po shtyhet me vajzat e reja.

Së fundmi që të dy këngëtaret kanë zgjedhur që të pushojnë ndaras në ishullin James Bond Island,Phuket në Tailandë.

Madje këngëtaret tona kanë pozuar edhe në të njëjtin vend.

E kjo gjë duket se është e rastësishme, por që duket sikurse ta ketë emituar në këtë pozë Afërdita, Morenën e cila ka bërë fotografinë më heret se sa Demaku./InfoKosova/