Një emergjencë e pazakontë është paraqitur në klinikën e një spitali në Kolumbi, kur një 22-vjeçareje i kishte ngecur një patate brenda “zogut”.

Vajza tha se e kishte futur pataten brenda “zogut” si një kontraceptiv opsional kundër shtatëzanisë së padëshiruar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hondas, ku vajza llimisht ka shkuar në klinikë duke u ankuar për dhimbje të rënda në bark, por infermierja Karolina Rojas u shokua kur pa se një patate ishte brenda saj dhe se ishte rritur.

22-vjeçarja ka thënë:

“Mamaja më ka këshilluar se nëse nuk doja të ngelja shtatzënë, duhet të fus një patate poshtë dhe unë i besova, por më duket se paska shkuar shumë thellë.”

Infermierja Rojas ka deklaruar se e kanë hequr pataten brenda vaginës pa ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, por shpresojnë që dëmtimi i shkaktuar të mos ketë pasoja të mëtejshme.