Një moment i veçantë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionion “Proçesi Sportiv”

Sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani ka qenë i ftuar dhe foli për ndeshjen kundër Kukësit, por gjatë bisedës u ndesh me një ngacmim të bukuroshes së këtij emisioni, Blerta Lekës.

Fituesja e Miss-Universe iu drejtua shtatlartit të të kuqve:

“Ti nuk më dukesh se je vetëm për futbollist.

Me fizioniminë që ke mendoj se je për aktor”, i tha ajo duke qeshur, ndërsa sulmuesi i Partizanit u vu disi në siklet.

Megjithatë ai e mori në dorë situatën duke ia kthyer me të njëjtën monedhë:

Duke qenë se jam sulmues, dua të eci vetëm para.

Ndaj unë jam më shumë për aksion”,-përfundoi duke qeshur.